Bullgaria e mban si peng fatin politik të Maqedonisë së Veriut me kërkesa dhe keqpërdor BE-në dhe rregullat juridike ndërkombëtare, për shkak të së cilave vendi do të mund të ngrit kontest juridik para gjykatave ndërkombëtare, vlerëson organizata joqeveritare gjermane “Just Access”, në analizën e titulluar “Mohimi i qasjes në BE dhe drejtësia: Si paraqesin keqpërdorim të rregullave procedurale për qasje në BE procedurat e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut”.
Kjo organizatë thekson se taktika bullgare e “përkuljes së krahut” filloi në vitin 2019, kur u shmang presioni i ashpër në kuadër të institucioneve të BE-së në bazë të pretendimeve të dyshuara dhe instrumentalizuara kulturore dhe historike kundër Maqedonisë së Veriut.