Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klood Junker, pas kthimit nga turneu i Ballkanit Perëndimor, për Euronjuz deklaroi se BE-ja nuk kryen presion ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit.
“Presioni nuk është një mjet që ne duhet të përdorim. Ne inkurajojmë Greqinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit, të angazhohen në negociata, ne nuk duhet të ndërhyjmë, thotë Juncker.
Ai refuzoi të përgjigjet edhe në pyetjen e gazetares për atë nëse është e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën./Almakos