Drejtuesit dhe 700 punëtorët e Jugohromit akoma nuk kanë marrë përgjigje nga komisioni shtetëror i shkallës së dytë, pas ankesës së tyre për mos mbylljen e kombinatit. Kreu i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti shpreson në përgjigje pozitive nga komisioni dhe rifillimin e punës së shpejti.
“Bisedimet janë në rrjedhë e sipër me udhëheqësin me drejtorin gjeneral dhe shpresoj se do të kemi sukses , por deri më tani nuk kemi ndonjë vendim përfundimtarë. Ankesën që e dërguam deri tek komisioni i shkallës së dytë presim një përgjigje prej tyre dhe mendoj se duhet të kemi një përgjigje pasi që është kërkesa e dytë dhe shpresoj se së shpejto do të fillojmë me punë”, tha Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.
Në Qeveri ishin të pakapshëm për të treguar se kur do të vendos komisioni i shkallës së dytë. Drejtori i kombinatit Jugohrom Vasko Skenderovski në linjë telefonike për Alsat tha se bisedimet me punëtorët do të vazhdojnë dhe se të njëjtit kanë marrë pagat për dhjetorin. Ai tha gjithashtu se vazhdojnë punimet edhe për vendosjen e filtrave. Kombinati Jugohrom u mbyll më 1 nëntor të vitit që lamë pas si pasojë e vendimit të Inspektoratit të Ministrisë së Ekologjisë për shkak të mos vendosjes së filtrave.
Data 04.08.2025
Aktuale
- I dyshuar si ekzekutor i Gentjan Bejtjas, ja momenti i arrestimit të Flodian Plakut në Orikum
- Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, si u vu në pranga në Orikum Flodian Plaku! Dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje, iu gjetën edhe 2 pistoleta
- Pritja e Kosovës për heqjen e vizave nga Bosnjë e Hercegovina mund të zgjasë me vite
- QMK: Katër zjarre aktive, dy janë nën kontroll
- Ekzekutimi i rojës në Vlorë, Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun! Dyshohet se largoi ekzekutorin rumun
- Dy raste të dhunës në familje brenda një dite në Gjakovë e Malishevë
- Sot dita e fundit për Jasharin, Milani nuk pret më
- Rashford flet për situatën e tij tek Barcelona