Shkup, shtator 2023 – Muaji i kursimeve në ProCredit Bank fillon më herët sepse nuk ka rëndësi se cili muaj është, është e rëndësishme të inkurajohet dhe të ushqehet kultura e kursimit. Kujdesi për përdoruesit nuk ndalet kurrë, prandaj ProCredit krijoi një Depozitë të re afatgjatë që u mundëson qytetarëve për herë të parë të marrin një normë më të lartë interesi për një periudhë më të shkurtër.
Depozitat në denarë dhe euro, nën moton “Ju vetëm depozitoni, kursimet do të vijnë vetë!” janë me afat maturimi 13 muaj dhe kamata edhe më të larta.
Norma e interesit për depozitën e re, për depozitat e kursimit në denarë, me afat prej 13 muajsh, është 3,7%, përkatësisht 2,8% për kursimet në euro. Normat e interesit janë fikse për të gjithë afatin dhe shuma minimale e investimit është 6000 denarë, gjegjësisht 100 euro.
Ne të gjithë përpiqemi për një stabilitet më të madh financiar, i cili kërkon zgjidhje të zgjuara dhe mënyra të përballueshme për të kursyer. ProCredit ndjek nevojat e klientëve dhe gjithmonë avokon për promovimin e kulturës së kursimeve të inkorporuarplotësisht në modelin e bankingut të përgjegjshëm që Banka i është përkushtuar praktikimit.
Oferta e re e Depozitës me afat është e disponueshme për të gjithë qytetarët dhe aplikacioni është plotësisht online në faqen e ProCredit Bank https://www.pcb.mk/aplikacija-za-otvoranje-orocen-depozit.nspx


