Të akuzuarit në rastin e Kumanovës lëshuan sallën e Gjykatës duke bojkotuar procesin gjyqësor.
Të akuzuarit u irrituan në momentin kur Gjykatësja Verka Petrovska u kumtoi se kërkesa e tyre për përjashtimin e trupit gjykues dhe prokurorit është refuzuar.
Avokatët e tyre më herët kishin kërkuar që trupi gjykues së bashku me prokurorët e çështjes të zëvendësoheshin, por kjo kërkesë e tyre nuk është marrë parasysh dhe për këtë arsye ata kanë bojkotuar seancën e sotme.
Valdet Zekaj, njëri nga të akuzuarit i tha gjykatëses Verka Petkovska, se ajo është përgjegjësja kryesore e situatës të krijuar duke mos pranuar dëshmitarët dhe po pengon që e vërteta të dalë në shesh. Ai madje shtoi se me këtë gjykatës dhe prokuror ka shumë gjasa që të ndodhë një tjetër “Kumanovë”.

