Një sfidë e re ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip, duke shtuar më shumë emocion dhe zbavitje.
Banorëve u është kërkuar që të shkruajnë dy fakte të vërteta për veten që nuk i dinin më parë të tjerët dhe një fakt jo të vërtetë, që do duhej të zbulohej nga shokët e shtëpisë.
Jozi ka qenë një nga ata që ka krijuar më shumë konfuzion me ‘faktet’ e tij. Ai tha: “Kam shoqëri me Dua Lipën! Kam kryer marrëdhënie me 500 femra. Kam pasion kuajt”. Pas kësaj, banorët u vunë në dyshim, duke u munduar të zbulojnë se cili prej këtyre tre ‘fakteve’ ishte i rremë.
Në fund, ‘hilja’ e Jozit u zbulua: dy të parat ishin të pavërteta, ndërsa e vërteta ishte që ai ka pasion për kuajt, një pasion që nuk e dinin të gjithë.