Prokurori Publik Lubomir Jovevski dhe pas përfundimit të hetimeve, refuzon të zbuloj se kush qëndron pas skenarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai vetëm përmendi që personat që kanë hyrë në Kuvend kanë qenë të koordinuar me deputetët e VMRO-DPMNE-së që tani gjenden në paraburgim.
‘’Në grup i akuzuar është dhe person i cili më 27 prill përmes bisedës telefonike në orën 14.30 ka informuar që ta fillojnë aksionin. 10 nga të akuzuarit kanë organizuar grup më të madhë, ku ju kanë ndarë maska kurse pas një bisede telefonike së bashku me ta janë drejtuar kah Kuvendi,’’ thotë Jovevski.
Nga prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar kanë njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje janë ngritur aktakuza ndaj 30 personave nga gjithsej 35 të dyshuar. Siç informojnë nga kjo prokurori nga aktakuza është liruar deputetja e VMRO-DPMNE-së Zhaklina Peshevska, kurse katër persona të tjerë janë të pakapshëm për organet.
Sipas tij, tre nga të akuzuarit nënpunës të policisë me medalje të artë, do të përgjigjen për mosndërmarrjen e asnjë veprimi në momentin kur jeta e deputetëve dhe gazetarëve ka qenë në rrezik. Se a do të jep llogari për këtë dhe zëvëndës ministri i punëve të mbrendëshme Agim Nuhiu, Jovevski u përgjigj se edne po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
I pyetur nëse në mesin e të akuzuarve është dhe deputeti RDK Vesel Mehmedi, prokurori refuzoi të komentoj.Аlmakos
Arbnora Memeti