Për djalin e Katica Janevës nuk ka mjaftueshëm dyshime se është i implikuar në çfarëdo qoftë aktiviteti ilegal, theksoi sot në konferencë për shtyp, prokurorja Villma Ruskoska pas arrestimit të Prokurores speciale publike, Katica Janeva për keqpërdorim zë detyrës zyrtare dhe autorizimeve.
Ruskoska tha se tash për tash nuk ka dëshmi se kushdo qoftë kolegë tjetër është i implikuar dhe se momentalisht vetëm është parashtruar propozim për masë arresti për Janevën.
“Nga Prokuroria Themelore për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka kërkesë për bastisje të shtëpive të politikanëve, ndërsa nëse ka ndoshta kjo është me kërkesë të një prokurorie tjetër dhe ky është rast tjetër, që nuk është i ndërlidhur me këtë.
Prokurori publik Lubomir Joveski duke u përgjigjur në pyetjen tha se konform Ligjit, me të cilin është themeluar PSP-ja ende ka mandat dhe nëse Prokurori publik që e drejton këtë Prokurori pengohet, atëherë Këshilli i PP duhet ta konstatojë dhe menjëherë të caktojë u.d. prokuror që do të udhëheq.