Profesori universitar Jove Kekenovski e ka bërë publike atë se UIKILEAKS e pat zbuluar kërkesën e Gruevskit ndaj Ahmetit, transmeton Tetova1.
“Tani tu kujtua që ashtu në mënyrë perfide të thirresh në marrëveshjen e majit nga viti 2008 të cilën lideri i jot në fshehtësinë më të madhe e nënshkroi me Ahmeti. Deri më tani asnjë fjalë nuk thatë se i njëjti ekziston dhe e keni fshehur si fshehtësinë më të madhe.
Ta përkujtoj opinionin se sipas dokumenteve të publikuara në Vikiliks, Gruevski ka kërkuar nga Ahmeti që t“i ndihmoje të qëndroje kryeministër ndërsa si kthim i ka propozuar Ligj me të cilën luftëtarët e UCK-së do të fitonin pako sociale, si dhe Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”, shkroi Jove Kekenovski në llogarinë e tij në Facebook./Tetova1