Në Lidhjen ndërkombëtare janë nënshkruar marrëveshje edhe nga persona të tjerë e jo vetëm nga Frosina Remenski, deklaroi në fjalët hyrëse Bojan Jovanovski, në seancën e sotme për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.
Jovanovski, i cili është i akuzuari i parë në rastin, theksoi se do të dëshmojë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë mashtrimi dhe kërkoi plotësisht t’i bëhet ekspertizë celularit, sepse, siç tha, në të ka edhe fotografi të tjera dhe akuzoi se ata nuk i mbron prezumimi i pafajësisë.
Tha se në këtë rast bëhet fjalë për interes të biznesmenëve Siljan Micevski dhe Adrian Amzovski, dhe se nuk ekziston kurrfarë lloj mashtrimi.