Kryeministri Zoran Zaev ka pasur një debat të ashpër me deputetin e VMRO-DPMNE-së nga Strumica, Krste Jovanovski. Fillimisht Jovanovski e ka akuzuar Zaevin se është tradhtarë dhe se po e shet emrin.
“Tradhtia juaj është nënshkruar nga dora e mallkuar. Ju jeni Juda”, e ka akuzuar Jovanovski Zaevin.
Kryeministri Zaev në përgjigjen e tij e akuzoi Jovanovskin se është i pamoralshëm. “Në Strumicë keni marrë para prej meje. Duhet të më falenderosh. Ke fjetur nëpër kazino, shkoje edhe në vende tjera, ishe turp për Strumicën. Ju thirreni në patriotizëm. Ju që e vodhët Maqedoninë për 5 miliardë euro”, iu përgjigj Zaev deputetit të VMRO-DPMNE-së, Krste Jovanovski.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe (VIDEO)
- Irani: Do ta ndjekim dhe vrasim Benjamin Netanyahun
- Zvicra refuzon fluturimet për avionët amerikanë për shkak të luftës me Iranin
- (VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së

