Profesori amerikan Edward Joseph i cili ka thënë për Zërin e Amerikës se në Uashington të Shteteve të Bashkuara po diskutohet ideja për ndarjen e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Grenell i cili është i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi, në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se në prezencën e tij asnjëherë nuk është diskutuar për një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Joseph i është kundërpërgjigjur Grenellit duke thënë se marrëveshjet mbi baza territoriale nuk funksionojnë.
Richard Grenell✔@RichardGrenell
Fake News. This has never been discussed in my presence. @edwardpjoseph is reckless here. https://twitter.com/otvorenistudio/status/1236290684526698496 …
Glas Amerike✔@Otvorenistudio
@edwardpjoseph, predavač na @SAISHopkins, rekao je u intervjuu za @Otvorenistudio da je svrha susreta @RichardGrenell sa @HashimThaciRKS i @predsednikrs u @WhiteHouse bilo razmatranje sporazuma zasnovanog na principu podele Kosova. Ceo razgovor
https://bit.ly/339xjah
Here is what we’ve learned: Balkan agreements based on rights, like #Ohrid and #Prespa, work; agreements based on territory, like #Dayton, don’t. #Kosovo and #Serbia can have an agreement that works. All it takes is leadership. @RichardGrenell @HashimThaciRKS @avucic
“Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta si ajo e Prespës dhe Ohrit funksionojnë; ato të bazuara në territore si e Dejtonit nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje që funksionon. Vetëm se nevojitet lidership”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linqet e mëposhtme.