Kandidati I BDI për kryetarë të Komunës së Studeniçanit Fehmi Jonuzi, ka falënderuar përkrahësit e tij dhe të partisë, dhe ka pohuar se BDI ka pas rritje të votave në Studeniçan, njofton medial.mk
“Të nderuar qytetarë të komunës së Studeniçanit, anëtarë, aktivist të devotshëm ju të cilët këto 20 ditë ishit me mua në të gjitha vendbanimet e Komunës së Studeniçanit, në çdo lagje e çdo familje .
Ne në këto zgjedhje kishim rritje të rrezulltateve zgjedhore në krahasim me zgjedhjet e fundit ,por nuk arritëm të shkojmë në rrethin e dytë zgjedhorë.Votat tona ishin vota të pastërta si loti ,gjë të cilën nuk mund t’a them për kundërkandidatët.
Ju jam mirënjohës dhe faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe kontributin që ne si Bashkim Demokratik për Integrim të kemi ngritje të rrezulltateve zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me z.Ali Ahmetin vazhdon të jetë forca e parë politike në bllokun politik shqipëtarë . Ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve. Me respekt Femi Jonuzi”, thuhet në përfundim të shkrimit të tij në rrjetin social Facebokk.