14 November
Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Johanes Han javën e ardhshme vjen në Maqedoni.
Vizitën në Shkup ai e paralajmëroi në Twiter pas takimeve në Bruksel me zv/ kryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë Nikollla Dimitrov.
“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Han në Twiter, derisa e vlerësoi si të shkëlqyer takimin me Osmanin dhe Dimitrovin.
Besoj se Qeveria do të shfrytëzojë këtë moment dhe se do të shohim rezultatet e reformave të mëtejshme deri në fund të vitit. Për këtë është e nevojshme një bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike – duke përfshirë edhe opozitën, theksoi Han.
Në takimin në Bruksel dje u hapën të gjitha çështjet të lidhura me axhendën evropiane të Republikës së Maqedonisë

