Nga: Qenan Aliu
LSDM-ja dhe BDI-ja as lidhën e as kanë KOALICION parazgjedhorë , por thjeshtë e bënë dhe kanë PAZARË .
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti opinionit brenda dhe jashtë ia etabluan mashtrimin ordinerë për koalicionin e tyre.
Ja pse !
Është PAZAR tyxharësh politik sepse mbrojnë interesat e bollumentave të partive të tyre.Nuk kandidojmë këtu apo atje e do të kandidojmë atje e këtu. Ne do tju përkrahim atje e ju do të na përkrahni këtu e atje . BDI me strukturat e saj e ,,dogji,, kandidatin e vetë që në raundin e parë, duke e mbështetur fshehurazi kandidaten e LSDM-së në Haqaqinë. Kjo ishte pazari, Haraqina ti shërbej Lsdm-së si ,,Yllë politik,, para ndërkombëtarëve se ne kemi fituar në këtë mjedis me shumicë apsolute shqiptare. Dhe kjo jo vetëm se do të shfrytëzohet si ,,kapital politik,, por edhe si stimulim për synimin e ,,kolonizimit politik,, të mëtutjeshëm të mjediseve me shumicë shqiptare .
Ju lutem, ky koalicion parazgjedhorë ishte i promovuar vetëm verbalisht por JURIDIKISHT nuk ishte i lidhur.
KODI ZGJEDHORË është i qartë se , për koalicion parazgjedhorë duhet të deponohet Marrëveshje me shkrim në KSHZ, dhe KSHZ-ja është organi që vërteton të njëjtën. Dhe me këtë në fletëvotimet do të ekzistonin LOGOT e partnerëve të koalicionit . Pra vetëm me certifikimin -vërtetimin e koalicionit nga KSHZ-ja, do ta bënte juridikisht dhe politikisht legjitime ndërhyrjen e Zoran Zaevit në promovimin e kandidatëve të Bdi-së, ndryshe ndërhyrja do të mbetet TENDENCIOZE dhe me qëllime sa të ultë po aq edhe me mundësi të shpërfaqjes së pasojave .
Pra z. Zaev dhe z. Ahmeti ju keni vetëm argumentin e numrave të cilat janë kategori e ndryshueshme ndërsa shqiptarët për këtë ndërhyrje dhe pazare tuajin kanë argumentin e PARIMEVE të demokracisë , të politikës dhe të sundimit të së drejtës !
( Q. ALIU )