Filloi karavani festiv „JINGLE BETS“ MEGAVIN, i cili sjell magji dhe argëtim të Vitit të Ri në disa qytete të Maqedonisë.
Me këtë karavan argëtues „JINGLE BETS“ MEGAVIN, plot me lojëra ndërvepruese dhe dhurata, Lotoja Shtetëror dëshiron të shtojë magji në periudhën festive dhe të ofrojë mundësi shtesë për gëzim, me shumë shoqëri, qeshje, muzikë dhe kënaqësi për adhuruesit e lojërave të fatit në internet, por edhe për të gjithë mbi 18 vjeç.
Brenda karavanit janë përgatitur dy zona speciale. Zona e parë, Zona Fun & Play, u mundëson vizitorëve të argëtohen me rrotën e fatit, totemin dixhital ndërveprues, si dhe të bëjnë foto për kujtim të argëtimit dhe festave. Zona e dytë, Zona Register & Win, i përfaqëson pikat dixhitale të regjistrimit për vizitorët, ku çdo përdorues i ri i regjistruar në megawin.mk do të marrë një bonus festiv mirësevjenit dhe mundësi për një dhuratë të menjëhershme. Vizitorët, gjithashtu, njihen edhe me ofertën e fushatës speciale të Vitit të Ri „JINGLE BETS“.
Çdo regjistrim sjell një shans për të rrotulluar rrotën e fatit ose për të marrë pjesë në lojën dixhitale “MEGA BONUS”. Për argëtim edhe më të madh, totemi dixhital u mundëson pjesëmarrësve të hyjnë në një gjueti dixhitale për monedha virtuale – një argëtim ndërveprues për të fituar dhurata, dhe në fund marrin një fotografi me një kod QR për t’ua ndarë në rrjetet sociale me hashtag-un #Megawin2you. Këtu janë edhe regjistrimet “Happy Hour”, kur çdo përdorues i ri do të marrë një mundësi të dyfishtë për dhurata. Për adhuruesit e rrjetave sociale është përgatitur edhe një zonë foto për Instagram, me kornizë të markëzuar dhe rekuzitë, e cila i nxit vizitorët të krijojnë dhe ndajnë foto festive. Në zonën demo me tableta, promovuesit i udhëheqin vizitorët nëpër procesin e regjistrimit dhe u shpjegojnë rregullat e lojës. Për një përvojë edhe më të këndshme, në një cep të posaçëm relaksimi serviret çaj, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive. Çdokush që regjistrohet fitoj mundësinë të luajë lojën në internet dhe të fitojë një dhuratë menjëherë.
Karavani festiv viziton edhe ngjarjet e mbështetura nga Lotoja Shtetëror, si koncertet e Mahmut Orhan dhe Sara Mays, duke ofruar njëkohësisht argëtim shtesë për publikun. Në të gjitha vendndodhjet ku ndodhet karavani JINGLE BETS, atje ka një atmosferë festive të pasuruar me performanca muzikore dhe DJ-set me mikse moderne të Vitit të Ri, të cilat e shndërrojnë çdo vendndodhje në një festë të vërtetë festive.
Karavani udhëton nëpër qytete të ndryshme, përpara pikave të shitjes së Lotoit Shtetëror, por edhe në sheshe qendrore, dhe sjell argëtim shtesë edhe në kafene dhe klube mes të rinjve mbi 18 vjeç, të cilët njihen nga afër me mundësitë për argëtim dhe lojë të përgjegjshme në platformën MEGAVIN.MK të Lotoit Shtetëror. Kjo është platforma e vetme legjale për lojërat e fatit në internet në Maqedoni.
Aktivitetet e karavanit do të vazhdojnë gjatë janarit 2026. Ju ftojmë të interesuarit të ndjekin mediat sociale dhe njoftimet brenda emisionit “Loto” për të mësuar kur do të jetë pranë tyre kjo magji festive JINGLE BETS.


