Shkruan: Luran Ahmeti
Kur SDSM edhe përkrahësit e saj të shumte (e nder to edhe ata shqiptare) flasin për “jetë për te gjithë” a thua vallë për çfarë mendojnë? A mendojnë jetë për të gjithë, por pak më pak për ne shqiptarët? A duhet të ndjehemi rahat se s’po na e mohojnë të drejtën për jetë, duke e pranuar faktin se jeta e tyre është pak më e vlefshme se e jona, por së paku edhe ne kemi të drejtë të jetojmë.
A duhet edhe ne të dakordohemi me ta se barabarësia e plotë në çdo fushe është një gjë e tepërt për të kërkuar?
Me irritoi shumë vendimi për ndarjen e mjeteve nga fondi për film i Maqedonisë, ku përsëri dy filma maqedonas marrin jashtë mase shumë para dhe asnjë film shqiptar.
5 filma te huaj kanë fituar buxhet për bashkëpunim, ndër të cilët dy filma shqiptar, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria dhe tre tjerët janë filma sllav. E habitshmja është se dy filmat shqiptar kanë buxhet më të ulët krahasimisht me ato sllavet, sepse ka jetë për të gjithë por ama për ne pak më pak.
Buxheti për film dokumentar i shkon një producenti shqiptar. Por ama ishte më i vogël se buxheti për film dokumentar i një krijuesi debutant maqedonas, sepse jeta është për të gjithë por për ata pak më shumë.
I irrituar u them juve te SDSM DPMNE (bashkë me trupin tuaj votues/përkrahës shqiptar) se ja keni filluar shumë keq, edhe po vazhduat kështu edhe do te përfundoni keq.