Husein Reka bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA për Tetovën dorëzon mandatin e Këshilltarit Komunal të Tetovës
Ky është spjegimi i tij në Facebook:
Tentimi i fundit për të bërë zgjedhje jo legale të Kryesuesit të Këshillit Komunal të Tetovës është vetëm një vazhdimësi e stilit të sundimit të pushtetit lokal që e kemi parë edhe më herët.
Thirja e seancës përsëri si me seancën konstitutive u bë brenda 24 orëve dhe kundër nenit 39 pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (afat të caktuar) duke dashur që shpejt e shpejt ta shfrytëzojn mosprezencën time dhe të tentojnë të etablojn një “matematikë” të re të zgjedhjes së Kryesuesit.
Ky është edhe një indikator prej shumë indikatorëve të shumtë se sa transparent dhe llogaridhënëse do te jenë këto 4 vitet e ardhshme, dhe se stili i udhëheqësisë do të jetë i njejtë përkundrazi premtimeve dhe nënshkrimeve të memorandumeve dhe deklaratave të shumta parazgjedhore për transparencë dhe qeverisje të mirë.
Duke mos dashur që të jem arsyetim dhe alibi për lojëra të tilla të pista të “koalicionit të turpit” dhe nga pamundësia për të verifikuar mandatin tim si këshilltar shkaku i këtyre lojërave, dorëzoj mandatin tim kandidatit të ardhshëm nga lista e Lëvizjes Besa.
Kolegëve të mij u uroj punë të mbarë dhe prezentim dinjitoz për të korrigjuar punën e Këshillit dhe Komunës. /shqipmedia