Zëvendës-ndihmës sekretari ameraikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga posti. Këtë e kanë konfirmuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për Aljazeera, përcjell SHENJA.
Hojt Brajan Ji është njëri nga diplotatët amerikan me angazhim shumëvjeçar në Ballkan. Ai është aktiv që nga viti 1993, kur ishte asistent i Çarls Rendumit, të dërguarit special amerikan për Bosnjë dhe Hercegovinës, kur ishte pjesë e të gjitha negociatave kryesore për ndërprerjen e luftimeve në Bosnje.
Që nga ai moment, Brajan Ji ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme në diplomacinë amerikane apo në NATO, gjithnjë të ndërlidhura me Europën Juglindore, ndërsa në vitet e fundit ishte ndër personat kryesor të Stejt Departmentit Amerikan për këtë rajon.
Vlerësohet se Brajan Ji ka meritat më të mëdha për sanksionet e aprovuara nga SHBA ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, i cili ishte vendosur në listën e zezë nga SHBA-të. /SHENJA