Gjatë javës së ardhshme do të zhvillohet takimi i liderëve ku në fokus si temë qendrore do të jenë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe caktimi i datës për mbajtjen e tyre.
Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar sot edhe vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë me mediat ku shpalosi masat antikrizë.
Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, ndërsa ende nuk është konfirmuar formati i tij.