Gjykatësit të cilët janë kandidatë për kolltukët e zbrazëta të kryetarit në disa gjykata në vend i kanë marrë vlerësimet nga Këshilli gjyqësor që janë vendimtare për atë se cili prej tyre do të zgjidhet në atë post. Alsat M nga burime të sigurta mëson se ka një numër më të madh të kandidatëve të cilët nuk janë të kënaqur nga vlerësimi dhe të cilët në afatin ligjor tashmë kanë parashtruar edhe ankesa përkatëse.
Jozyrtarisht, së paku dy ankesa janë parashtruar nga kandidatë të cilët garojnë për postin udhëheqës në Gjykatën Supreme, ku kandidatë janë kryetarja e deritanishme Lidija nedelkova, si dhe gjykatësit Jovo Vangelovski, Besa Ademi dhe Snezhana Bajlazova.
Sa ankesa kanë mbërritur saktësisht dhe kur do të caktohet seanca për zgjedhje, Alsat M pyeti në Këshillin gjyqësor. Së paku sot nuk morëm përgjigje.
Sipas informacioneve të Alsat M, gara për kolltukun e kryetarit në Gjykatën Supreme është ndërlikuar në mënyrë plotësuese edhe për shkak të aktiviteteve të pushtetit gjyqësor ndaj një pjese të kandidatëve. Sipas burimeve që insistuan të mbeten anonime. Në vazhdën e zgjedhjeve për kryetarë të gjykatave, gjykatësja supreme Lidija Nedelkova më 16 janar duhet të paraqitet para Këshillit për vërtetimin e fakteve. Ata do ta vlerësojnë përgjegjësinë e saj potenciale për anulimin e njërës prej seancave gjyqësore për Lagjen e Trimave para më shumë se gjysmë viti, kur refuzonte që gjykimi të mbahet në sallën e Gjykatës Supreme. Varësisht nga konstatimet, Këshilli ka të drejtë të kërkojnë edhe ndëshkimin e saj. Nga ana tjetër, kandidatja e dytë më serioze për këtë post, Snezhana Bajlazova, tashmë ishte zgjedhur për ushtruese të detyrës kryetare e Gjykatës Supreme në prag të arritjes së zgjidhjes së përhershme.
Fërkime ka edhe mes kandidatëve për kulltukun e kryetarit në Gjykatën Penale në Shkup e cila përveç asaj që është gjykata më e madhe, është edhe gjykatë kompetente për lëndët e Prokurorisë Speciale. Tashmë një kohë të gjatë atje ka konflikt të hapur mes dy aspirantëve për postin, Vladmir Panëevski dhe Ivan Xholev. Pikërisht Xholev ngjashëm si Nedelkova, është marrë në pyetje para Këshillit për vërtetimin e fakteve 15 ditë më parë, pikërisht lidhur me parashtresën nga kundër-kandidati i tij Pançevski.