Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
Ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.