Ministri i brendshëm japonez, Takeshi Iëaya, tha se Koreja Veriore duket se është duke prodhuar koka bërthamore që mund t’i ikin sistemit mbrojtës raketor të Japonisë.
Zyrtari i lartë i qeverisë japoneze tha të martës se Japonia beson që raketat e Koresë Veriore i përkasin një lloji të ri të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, të cilat mund të bëjnë trajektore të parregullta dhe mund t’i mashtrojnë sistemet aktuale mbrojtëse.
Testimet e fundit të raketave me rreze të shkurtër nga Pjonjangu kanë ngritur alarm në Japoninë fqinje, ndonëse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se lëshimi i tyre është i parëndësishëm.
Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkatërrues raketash në Detin e Japonisë, të pajisur me aeroplanë luftarakë që janë të ndërtuar për shkatërrimin e raketave në ajër.
Sidoqoftë, këto sisteme mbrojtëse janë të dizajnuara për të shkatërruar raketa që kanë trajektore të rregullt dhe të parashikueshme dhe çdo devijim i fluturimit të tyre do ta bënte të vështirë efikasitetin e sistemit mbrojtës.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar të martën në një mbledhje private për testimet e raketave nga Koreja e Veriut pas kërkesës së Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.
Të trija shtetet e dënuan testimin e raketave nga vendi komunist, duke thënë se një veprim i tillë është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.



