Edhe nga VMRO-DPMNE-ja në një far forme shpallën fitoren në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sekretari gjeneral i kësaj partie u shpreh se votuesit sot i dhanë një grusht të fort pushtetit duke mbështetur sipas “ripërtëritjen”.
“Maqedonia sot vendosi për ndryshime. Qytetarët sot dolën masovikisht për të dënuar pushtetin dhe për të mbështetur ripërtëritjen”, deklaroi Igor Janushev, VMRO-DPMNE, duke nënvizuar edhe një sërë parregullsish, madje edhe blerjen e votave.