Këshilli për konfirmimin e aktakuzave e pranoi akuzën e Prokurorisë Themelore Publike për lëndën “Tanku” , konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria Themelore Publike.
Ende nuk është konfirmuar data për fillimin e gjykimit as nuk është caktuar gjykatës i cili do ta udhëheqë lëndën.
Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.
Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tenk”.