Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka reaguar pas rastit të publikuar të Prokurorisë Speciale me emrin “Tanku” duke e cilësuar si të shpikur dhe pa argumente. Në profilin e sajë në rrjetin social fejsbuk, Jankullovska ka thënë se asnjë rast që do ta fillojë specialja nuk do të ndryshon faktin se siç thotë ajo, ata janë megafonë të LSDM-së. Madje Jankullovska ka komentuar edhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e Katica Janevës dhe gjithë ekipit të sajë duke i quajtur njerëz me integritet problematik.
“Të ballafaquar me kritikat gjithnjë e më zë zëshme për veprimin e tyre partiak, PSP ka hapur raste të shpikura dhe pa asnjë argument, vetëm e vetëm që të shpërqendrojë vëmendjen nga fakti se po i plotësojnë porositë dhe dëshirat e LSDM-së. Megafonët partiak të LSDM-së dhe SOROS-it si në korr të orkestruar, u venë në funksion të megafonit, dhe nuk ndjenë nevojën që të kërkojnë qëndrim nga asnjë prej personave ose institucioneve të theksuara. PSP mund të hapë edhe miliona raste të tjera të shpikura që janë prodhim i konstruksioneve, pa prova dhe argumente. Por kjo nuk do ti shndërrojë gënjeshtrat e tyre në të vërteta dhe nuk do ta fshehë nënshtrimin e tyre politik ndaj LSDM-së, dhe as nuk do të kompensojë mungesën e kapacitetit profesional, kredibilitetit moral, dhe integritetin problematik të Katica Janevës dhe ekipit të sajë partiak në PSP”, ka shkruar Jankullovska në Fejsbuk.