Ish ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 është paraqitur në seancë dëgjimore në Prokurorinë Speciale Publike.
Nga PSP nuk kanë komentuar se për cilin rast është thirrur Jankullovska për të dhënë dëshmi.
Ish ministrja e cila sot në PSS ka ardhur e shoqëruar nga avokati Nikolla Dodevski është e dyshuar në rastit “Fortesa”, “Titanik” dhe “Tanku”.