
Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka reaguar pas rastit të publikuar të Prokurorisë Speciale me emrin “Tanku” duke e cilësuar si të shpikur dhe pa argumente. Në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Jankullovska ka thënë se asnjë rast që do ta fillojë Specialja nuk do të ndryshon faktin se siç thotë ajo, ata janë megafonë të LSDM-së. Madje, Jankullovska ka komentuar edhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e Katica Janevës dhe gjithë ekipit të saj duke i quajtur njerëz me integritet problematik.
“PSP ka hapur raste të shpikura dhe pa asnjë argument, vetëm e vetëm që të shpërqëndrojë vëmendjen nga fakti se po i plotësojnë porositë dhe dëshirat e LSDM-së. PSP mund të hapë edhe miliona raste të tjera të shpikura që janë prodhim i konstruksioneve, pa prova dhe argumente. Por, kjo nuk do t’i shndërrojë gënjeshtrat e tyre në të vërteta dhe nuk do ta fshehë nënshtrimin e tyre politik ndaj LSDM-së, dhe as nuk do të kompensojë mungesën e kapacitetit profesional, kredibilitetit moral, dhe integritetin problematik të Katica Janevës dhe ekipit të sajë partiak në PSP”, ka shkruar Jankullovska në Fejsbuk.
Televizioni Shenja kërkoi prononcim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/