Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, në llogarinë e saj në Twitter ka komentuar fjalimin e ambasadorit britanik Charles Garrett dhe parashikimet e tij për të ardhmen e Maqedonisë.
“Tregoi gjithçka për të tashmen, dhe u kap edhe me të ardhmen”, ka shkruar Jankulloska me hashtagun “Nostradamus”.
Komenti është një reagim ndaj deklaratës së Gareth në të cilën ai shprehu parashikimet e tij për të ardhmen e vendit në kuadër të fushatës “Maqedonia 2027”, që e filloi Ambasada Britanike.
Garrett, ndër të tjera, parashikon se në 2027, Maqedonia: do të ketë kryeministër grua, do të jetë një nga vendet ekonomikisht më premtuese në rajon, sistemi gjyqësor do të jetë plotësisht i pavarur, do të respektohet sundimin e ligjit, në vitin 2020 do ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.