Kjo Qeveri është e përkushtuar që ta rregullojë atë që është vonuar, Instituti për gjuhën maqedonase do të ketë vëmendje të veçantë, deklaroi ministrja e Arsimit Vesna Janevska në ditët e hapura të Institutit për gjuhën maqedonase “Krste Misirkov”.
“Kjo qeveri angazhohet që atë që e kemi vonuar, atë që e kemi harruar dhe kur ndeshemi me momente të pahijshme në jetën tonë ta përmirësojmë, për këtë arsye Instituti do të ketë vëmendje të veçantë nga kjo qeveri, të jetë në fokus të zhvillimit të gjuhës, por edhe ruajtjen e identitetit”, tha Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.