Ushtruesi i Detyrës Kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev, sot ka pasur takim me Prokuroren Speciale, katica Janeva.
“Sot Stojançe Ribarev në hapësirat e kësaj Gjykata ka realizuar takim me prokuroren Katica Janeva nga Prokuroria për ndjekje të veprave penale që janë të lidhura dhe dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve. Në takim është biseduar për çështjet aktuale dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve”, qëndron në komunikatë, transmeton SHENJA.
Përndryshe në periudhën e kaluar Prokuroria Speciale Publike ka reaguar shpesh për shkak obstrukcioneve të Gjykatës Penale dhe mënyrës së procesuimit të gjykatësve, gjegjësisht të bllokimit të lëndëve të PSP-së.