Prokurorja Speciale Katica Janeva vendosi që të mos i largojë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski nga rasti “Titanik3” pas kërkesë së avokatit Elenko Millanov, në emër të Ejup Alimit dhe Ismet Gurrit.
Janeva e cila kishte vetëm dy orë për të sjellë vendim lidhur me kërkesën e Alimit dhe Gurrit, i ishte arsyetuar gjykatës se nuk ka asnjë bazë dhe asnjë provë për konflikt mes asaj dhe prokurorëve, që do të ndikonte negativisht në procesin gjyqësor.
Ndryshe, avokati Elenko Millanov në seancën e sotme për rastin “Titanik 3” ka kërkuar largimin e shefes të PSP-së Katica Janeva, dhe ndihmësve të saj, përkatësisht prokurorëve tjerë, përshkak se sipas tij, ka patur konfrontim dhe mospajtim mes saj dhe prokurorëve tjerë.
“Dorëzoj propozim për largimin e Katica Janevës dhe ndihmësve të saj sot prezent në seancë, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Nga arsyeja që si duket nga debati i kaluar kryesor në këtë prokurori kanë ndryshuar, dhe sipas asaj që pamë nëpër media, ekziston një konfrontim direkt mes prokurorëve të PSP-së, ka konflikte, sulme mes paditësit kompetent dhe ndihmësve të PSP-së, dhe në këtë drejtim propozoj që procedura për këtë rast të ndalohet derisa të vendoset për largimin e tyre”, tha avokati Millanov.



