11 May
Katica Janeva është e bindur se PSP-ja do të fitoj mundësinë që ta përfundoj punën e saj. Në një intervistë për Dojçe Vele, ajo vlerësoi se në 10 vitet e kaluara në Maqedoni janë cenuar vlerat morale.
“Qeverisja 10 vjeçare e VMRO-DPMNE-së është rezultat i veprimeve kriminele dhe shantazheve”, tha prokurorja special Katica Janeva e cila pret që të vazhdohet mandate i institucionit që ajo drejton dhe njëherit iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në rast se posedojnë incizime apo dëshmi që të bashkëpunojnë me PSP-në.
Pritjet e Janevës janë se ish kryeministri Nikolla Gruevski do të del para gjykatës dhe do të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat që rëndojnë mbi te. Megjithatë Janeva I shmanget dhënies së ndonjë epilogu përfundimtarë të këtij procesi gjyqësor, duke u thirru në atë se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

