https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1688007271240118/
Prokurorja Speciale Katica Janeva në konferencën për shtyp tha se për disa lëndë siç janë: Rasti Monstra, rastin”Mlladenov” , “Martin Neshkovski”, ende nuk janë hapur lëndë dhe nuk janë në procedurë paraqasëse.
Ajo paralajmëroi hapjen e tre lëndëve të reja, të cilat kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave.
Rasti “Trevnik” ka të bëjë me ndërtimin pa leje të tre shtëpive, duke ndërtuar fillimisht shtëpitë, e duke marrë më pas lejet e ndërtimit.
Rasti i dytë “Trajektorja”, ka të bëjë me 4 funksionarë qeveritarë të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 milionë euro, në lidhje me ndërtimin e autostradave në Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.
Rasti i tretë i prezantuar është rasti i titulluar “Talir”, ku bëhet fjalë për financimin e jashtëligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. I dyshuar kryesor është kryetari i partisë, Nikolla Gruevski për larjen e parave.
PSP ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në hapjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave të reja.
“Ne me punën tonë kemi arsyetuar besimin që na u dha nga qytetarët. Në këtë drejtim unë dhe kolegët e mi do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ta kryejmë detyrën tonë në mënyrën më profesionale. Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht dhe hapjen e procedurave të reja. Në këtë drejtim i ftojmë të gjitha subjektet që posedojnë biseda ti dorëzojnë në Prokurorinë speciale Publike. Jam e përgjegjshëm që pritjet nga ky institucion janë të mëdha që të zbardhen keqpërdorimet e pushtetit për qëllime personale dhe robërimin e institucioneve”, deklaroi Janeva.
Në ndërkohë, PSP nuk citoj se diç në lidhje me rastin “Trust”. Këshilli Gjyqësor e ka refuzuar ankesën e PSP-së për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuar për krim me vlerë prej 17 milionë euro në rastin “Trust”. Koçan më parë dha garanci prej mbi 800.000 euro që të mund të mbrohet në liri./Almakos

