Një pjesë e madhe e hetimeve të hapura javën e ardhshme do mbarojnë në aktakuza, kështu ka deklaruar kryeprokurorja speciale Katica Janeva një javë para skadimit të mandatit ligjor të PSP për mbarim të hetimeve.
Për disa të dyshuar mund të ndalohet hetimi ndërsa procedura për tjerët të vazhdojë në gjykata e që pret që gjyqi në shpejtësi të plotë të mbarojë me aktakuzën.
Edhe pas mbarimit të mandatit PSP do vazhdojë me punën lidhur me bisedat e përgjuara, do hap hetime të reja aty ku ka indikacione për krim dhe korupsion, kështu ka deklaruar Janeva e cila ka lëshuar mesazh për vazhdim të mandatit nga ana e parlamentit.