Prokurorët Speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë dërguar ankesa kundër vendimit të Gjykatës me të cilin ata u dënuan me nga 2000 euro, kanë bërë të ditur nga PSP, përcjell “SHENJA”.
Ata thonë se vendimi është në kundërshtim me Ligjin, dhe për këtë arsye e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës, ndërkaq kundër gjykatësve Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska kanë ngritur parashtresa për të vërtetuar kryerjen e funksionit të gjykatësve në mënyrë joprofesionale dhe jo të
përgjegjshme.
“Poashtu dëshirojmë të denoncojmë edhe për bashkëpunimin jo adekuat të Shoqatës së Prokurorëve Publik të Maqedonisë me këtë Prokurori Publike. Nga ana e kësaj shoqate është pamundësuar që në Kuvendin vjetor e Shoqatës të jenë prezent tre përfaqësues të kësaj prokurorie”, thuhet në komunikatën e PSP-së. /SHENJA/