Nga Prokuroria thonë se janë kryer kontrollet e nevojshme në Kisella Vodët të Shkupit, ku mbrëmë vonë është djegur vetura në pronësi të burgut të Idrizovës, që po përdorej nga drejtori Zoran Jovanovski, përcjell TV21.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe ekspertë të Departamentit për hetime forenziketë MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë, ku gjatë natës i është vënë flaka një veturë zyrtare në pronësi të burgut “Idrizovë” – Shkup, e cila është përdorur nga drejtori i këtij institucioni. Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Janë siguruar pamjet e video survejimit të ambienteve përreth dhe po ndërmerren veprime”, thonë nga Prokuroria.