Ministria e Kulturës e RM-së e informon opinionin se përmes Ministrisë së Financave janë siguruar mjete për tejkalimin e problemit me valorizimin e punonjësve profesionalë në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe realizimit të të drejtave të tyre ligjore.
Për 134 punonjës nga institucionet nacionale dhe lokale të sferën së kulturës është marrë pëlqim për rritjen e pagave në bazë të titujve profesionalë të fituar në sferën e trashëgimisë kulturore.
Në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi shumëvjeçar dhe do të kryhet korrigjimi i pagave për punonjësit në 21 institucione nacionale dhe 8 institucione lokale, sipas bazës së titujve të fituar profesionalë dhe do të sistemohen në vende pune adekuate nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në pajtim me ligjin.
Miqësisht,
Zyra për marrëdhënie me publikun
Ministria e Kulturës