Memorandume për bashkëpunim në sferat e prokurorisë publike dhe të gjykatave menaxhuese u nënshkruan sot në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, ambasadorit të Britanisë së Madhe Çarls Garet, si dhe përfaqësues të Këshillit të prokurorëve publik, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative.
Krijimi i rrjetit për monitorim të performancave në Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i nënshkrimit të memorandumit të parë në sferën e Prokurorisë Publike.
Me të, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të sigurohet mbështetje në sektorët kyç të sistemit të drejtësisë së Republikës së Maqedonisë e cila do të mundësojë implementim të projektit në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime juridike dhe analiza dhe PrajvoterhausKupers Maqedoni.
Memorandumi i dytë i nënshkruar nga sfera e gjykatave administrative, ka për qëllim që të mundësojë mbështetje të gjykatave administrative që ta implementojnë projektin “Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të gjyqësisë administrative në Maqedoni”. Gjithashtu, projekti do të implementohet nga ana e Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike dhe PrajvoterhausKupers Maqedoni.
Ministrja Deskoska e falënderoi ambasadorin në largim Garet për bashkëpunimin e tij të deritanishëm dhe synimin e tij personal dhe mbështetjen e institucioneve në realizimin e integrimeve euroatlantike.
Ajo shtoi se në vazhdim është një periudhë në të cilën do të punojmë së bashku që të kthehet pavarësia e gjyqësisë dhe prokurorisë.
Gjithashtu theksoi se shoqëritë e suksesshme, stabile dhe prosperuese kanë një punë të përbashkët – sundimin e fuqishëm të së drejtës.