Gjatë aksionit të veprimit në komunikacion dje në territorin e Qytetin e Shkupit, policia ka shqiptuar 262 sanksione, nga të cilët 80 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Siç kumtoi MPB-ja, 15 gjoba janë për kundërvajtje nga shoferët e motoçikletave, nëntë për shoferë fillestarë, 27 sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi.
“Janë shqiptuar edhe 31 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 për shfrytëzimin e celularit, katër sanksione për kalim në dritën e kuqe të semaforit, pesë për mos shfrytëzimin e rripit të sigurimit, tre sanksione për mosdhënien e përparësisë së kalimit të këmbësorëve, pesë sanksione për vozitje të automjeteve me probleme teknike dhe të paregjistruara, 56 sanksione për parkim të parregullt”, kumtoi MPB-ja.
Ministria informon se vazhdojnë aksionet e përforcuara të veprimit dhe apelojnë tek qytetarët që t’I respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.