Me vendimet e fundit edhe të Qeverisë edhe të Komisionit Rregullator u dëshmua se me punë ekonomike mund të arrihet cak i trefishtë edhe atë energjia elektrike të jetë në dispozicion me të njëjtat çmime për qytetarët, ta rrisim prodhimin vendor të energjisë elektrike në llogari të eksportit të kaluar dhe caku i tretë, që e plotësuam është vendosja e tarifës së lirë për energjinë elektrike.
Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski e vizituan kombinatin energjetik dhe të xehetarisë “REK Manastir”, ku patën takim me drejtorin Vasko Kovaçevski.
“Të gjitha këto tri punë ishin të mundshme vetëm nëse në mënyrë ekonomike dhe profesionale punohej në elektranat e veçanërisht në elektranën kryesore e cila e sjellë të gjithë prodhimin në shtetit tonë, ndërsa ajo është “REK Manastir”. Dhe prandaj është shumë e rëndësishme që dëshmuan se kjo është e mundur. Është e mundur të siguroni çmim të njëjtë të cilin e paguajnë qytetarët dhe kompanitë, është e mundur t’u siguroni edhe tarifë më të lirë, ndërsa e mundur të vazhdoni të investoni në prodhimtari. Prandaj, “REK Manastir” ka prodhim rekord, prandaj “REK Manastir” arriti të sigurojë shpenzime të ulëta gjatë gjithë kësaj kohe dhe prandaj një pjesë e parave të cilat mbetën mund t’i investojmë në projekte ekologjike. Shëndeti nuk ka çmim dhe prandaj thamë se aty ku është shteti pronar nuk ka arsyetime”, tha Shekerinska.
Ajo paralajmëroi se pret deri në fund të vitit të ketë marrëveshje me të cilën i gjithë sistemi i mbrojtjes së mjedisit jetësor do të modernizohet dhe do të përmirësohen dukshëm performancat.
Drejtori Kovaçevski potencoi se pas vizitës së kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev në “REK Manastir” edhe vizita e sotme tregon se ky pushtet theksin e vuri mbi sistemin elektroenergjetik të shtetit por gjithashtu edhe ndaj “REK Manastir”. Paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme si kombinat do të kenë projekte të përbashkëta për rikultivimin e tokës rreth kombinatit me MBPEU.
Shtoi se menaxhmenti i “REK Manastir” për një vit e gjysmë i ka kushtuar kujdes të veçantë stabilizimit të sistemit për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa këtë, nënvizoi, e tregojnë edhe rezultatet.
“Në gjashtë muajt e parë të këtij viti e kemi tejkaluar planin për prodhimtari për 16 për qind ndërsa gjithashtu e kemi tejkaluan edhe prodhimin e vitit të kaluar për periudhën e njëjtë për pothuajse 77 për qind. Në të njëjtën kohë e kishim për obligim t’i ulim shpenzimet e punës dhe mund të them me kënaqësi se në pjesën e parë të këtij viti prej mjeteve të parapara kemi kursyer 650 milionë denarë”, informoi drejtori Kovaçevski.


