Gruesvski mori mandatin per te krijuar Qeverine e re ne Maqedoni.
Tashme gjithcka po shkon ne drejtim qe e con kete njeri drejt fatit te tij te pashmangshem: Gjykata Speciale.
Ai e di qe asnje Parti Politike e shqiptareve te Maqedonise, nuk do ta beje Kryeminister me Qeveri, Nikolla Gruevskin.
Ivanovi eshte i vetmi qe mund ta beje beje Mandatar per Kryeminister deri diku nga 28 janari. Dhe ketu perfundon aventura politike e ketij njeriu.
Ndaj, Gruevski sot ka kercenuar se nese BDI dhe Partite shqiptare ne Maqedoni, nuk i bashkohen Qeverise se tij ne tentative, atehere ai do te rikthehet ne pushtet me dere te madhe.
Kjo eshte edhe arsyeja pse Gruevski ka bere te fortin qe nuk pranon kushte. Sepse ai e di qe ne thelb, Maqedonia ka ekuilibra shume te brishta.
Ose Maqedonia shkon drejt ndryshimit, ose drejt konfliktit.
Me shqiptaret Gruevski e di qe nuk vjen dot me si Kryeminister. Prandaj paralajmeron e kercenon se nese ai nuk vjen dot ne pushtet nga shqiptaret, ai do te hape lufte frontale politike e me gjere kunder shqiptareve.
Tek e fundit, antishqiptarizma eshte edhe kali i cdo beteje politike qe Gruevski ka patur qe ne krye te heres.
Gruevski ndertoi si fabule pushteti pikerisht nacionalizmin ekstrem te maqedonasit te lashte. Mes shume propagande, e marifetesh, me Projektin Shkup 2014, i zhyti maqedonasit ne frenetizem krenarie e identiteti krejt te sajuar.
Ky identitet i ri i sajuar u be streha e nje popullate te madhe.
Dhe tek kjo strehe e popullate Gruevski mban te fshehura armet e luftes se tij.
Por askush nuk ka me arsye pse te frikesohet apo druhet nga lufta e Gruevskit. Lufta e Gruevskit eshte po aq imagjinare sa edhe identiteti i ri i Maqedonasit te lashte qe ai ka krijuar.
Shqiptaret le te shkojne te bashkuar e ti japin Maqedonise ndryshimin e merituar.
Me tutje, fati i Gruevskit do te varet jo nga lufta e tij por nga avokatet e tij para Gjykates Speciale.
Nuk ka me dere te madhe per ndonje rikthim te Gruevskit. E vetmja dere qe mund te hapet per Gruevskin eshte ajo e Gjykates Speciale.
Le te ike edhe ky janar me Gruevskin Mandatar. Cka vjen pas fundjanarit, nuk do te kete me asnje lidhje me Gruevskin.
Kjo eshte pak por e sigurte.