Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, u ftua në Prokurorinë Speciale në lidhje me hetimet që zhvillohen ndaj tij.
Ai deklaroi para mediave se kjo prokurori ka urdhër që të përndjekë VMRO-DPMNE-në dhe se është kundër funksionarëve të kësaj partie. Janakiseki sqaroi se në PSP është ftuar pasi që ka nënshkruar një marrëveshje e cila është lëndë hetimi.
Sipas tij, thirrja në PSP nuk është e rastit për ditën e sotme, pasi që sot në pah kanë dalur edhe disa reformatorë të VMRO-DPMNE-së