Kryebashkiaku i Karposhit, Stevço Jakimovski, sërish ka deklaruar se do ta braktis Bashkësinë e Njësive të Vetqeverisjes Lokale (BNJVL) nëse Kryetari I saj, Orce Gjorgjievski, nuk ndërmerr hapa për të arritur mirëkuptim me ministrat, pasi sipas tij, po bëhet presion ndaj Komunës. Jakimovski thotë se me Gjorgjievskin do të takohet të hënën.
Gjatë një deklarate për mediat, Jakimovski tha se pohimet e tij për braktisje të BNJVL-së, nuk janë marrë seriozisht.
“BNJVL është një komitet i rëndomtë partiak I VMRO-DPMNE-së dhe s`ka lidhje me idetë dhe zhvillimin e pushtetit lokal. Kjo tregon se Orce Gjorgjievski është një figurë në krye të BNJVL-së, kurse gjithë politikën e krijon partia e tij dhe përbërja e Këshillit Ekzekutiv dhe Mbikqyrës të BNJVL-së, të krijuar nga Hristijan Mickoski. Kjo paraqet një arsye më tepër, për të thënë ose do ta korigjojnë sjelljen e tyre ose do ta braktisim BNJVL-në. Për shkak se me pamflete të këtilla ofenduese që I shkruajnë ve, vetëm dëshmojnë se nuk e kanë kuptuar mesazhin”, deklaroi Jakimovski. /tvklan.mk