Alsat 2019-06-11T15:09:18+02:00
Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jahi Jahiu, prej sot ka filluar paraburgimin 30 ditor. Prokuroria për Krim të Organizuar kërkoi masë më të rreptë për shkak të frikës nga arratisja dhe mundësia për ta përsëritur veprën, prandaj që mbrëmë vonë gjykata i shqiptoi një masë të tillë kujdesi. Jahija u arrestua një ditë më parë. Pas dy muajsh hetim të autoriteteve tona hetuese dhe atyre ndërkombëtare, ekziston dyshimi se Jahiu dhe një koleg nga ministria kanë marrë ryshfet. Përkatësisht, kanë mundësuar që një kompani nga Italia të marrë pozitë më të mirë në procedurën e tenderit dhe për të marrë mbi një milion euro para evropiane për zbatimin e një projekti për trajnimin e administratës, të financuar nga BE-ja përmes fondeve IPA.
Loading…