Emrat e ministrave të ardhshëm, të përmendur për përfshirje në afera, jo zyrtarisht, morën dje amnistinë nga Prokuroria Speciale dhe kryeministri i ardhshëm Zoran Zaev, i cili ditë më parë, publikisht kërkoi ndihmën e autoriteteve për skanimin e veprimtarisë së emrave të tyre. Ndonëse burime nga Prokuroria Speciale ashtu edhe nga Prokuroria Publike shpjegojnë se ndaj ministrave të ardhshëm Osmani e Merko ka procedura parahetimore, qëndrimi i deritanishëm zyrtar është se procedurat hetimore janë publike, dhe të tilla nuk ka ende për këto figura, por për procedura hetimore, ligji për procedurë penale është i qartë se ato mbahen të fshehta, pasi do të dëmtonin vetë procesin hetimor. Për aq kohë sa ato nuk konkretizohen, atëherë Osmani e cilido tjetër zyrtar nuk mund të konsiderohet si nën akuzë.
Procedura parahetimore e nisur rreth një vit më parë ndaj Osmanit, ka të bëjë me dyshimet për shpërdorim të fondeve në kohën kur ka qenë ministër i shëndetësisë. Në bombat e opozitës, emri i Osmanit përmendet si ministri i cili ka keqpërdorur 400 mijë euro për rinkonstruimin e spitalit shtetëror. Emrin e Osmanit e pati përmendur edhe vetë Zaev, por si i paditur nga LSDM-ja.
Janë proceduar padi ndaj Bujar Osmanit, Musa Xhaferit dhe për disa politikanë tjerë në lidhje me Zonën industriale në Tetovë, avokatët e mi e dinë më mirë. Megjithatë nuk është me rëndësi çfarë kemi paditur ne. Prokuroria Speciale Publike me materialet që i pranoi do të verifikojë kriminalitetin edhe në raste të tjera – deklaroi Zoran Zaev, Mandatar për formimin e Qeverisë.
Zoran Zaev dhe LSDM-ja në mënyrë permanente kanë akuzuar BDI-në si pjesëmarrëse në kirmin e VMRO-DPMNE-së, kurse tani bashkë ata po formojnë qeveri.
Më 26 shkurt në një konferencë për shtyp, Emilian Stankoviç, akuzoi Bujar Osmanin, i cili do të jetë zëvendëskryeministër për integrimin në BE në qeverinë e re, për blerjen e pajisjeve mjekësore për një çmim tepër të lartë.
Kjo është një deklaratë e doganës dhe fatura për komlet pajisjet kompjuterike për rendgen dhe tomografi, pajisje dhe materialet VCT XT-64 slajs, e markës General Electric, e cila është importuar në Maqedoni para tre muajve me një kosto prej 533,334 euro. Vëetëm nëse e krahasojmë atë që Gruevski, Osmani dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë blerë me paratë e shtetit CT 64 sken kompjuter, me çmim prej 900 mijë euro apo 370 mijë euro më shterjtë. Tani presim nga Gruevski dhe nga, siç edhe ai thotë, në aspekt investigues në thojza ministrim në të rëndësishëm të shëndetësisë që ti publikojë në opinion këto fakte, ka thënë Emilijan Stankoviq në konferencën për shtyp të LSDM-së.
Më 3 mars të vitit 2010, Mende Dinevski, në një konferencë për shtyp ka akuzuar Osmanin se ai e ka vënë para kolapsit të plotë shëndetësine e Maqedonisë.
” Zoti Gruevski dhe Osmani çka duhet edhe më tepër të ndodhë që të kuptoni se sa jetë njerëzish duhet që të humben, që të kuptoni që politika juaj në shëndetësi ka përjetuar kolaps të plotë. Shëndetësia nuk mund që të përmirësohet me populizmin tuaj, premtimet e reme, kampanjat qevritare dhe ushtarët partiak. Shëndetësia nuk mund që të përmirësohet me afera koruptive dhe dallime në çmimet blerëse për katër vite pajisja e premtuar mjeksore në vlerë prej 28 milion euro. E palejueshme ështël që biznese personale dhe partiake të jenë më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve,”, ka thënë atëherë Mende Dinevski në konferencën për shtyp të LSDM-së.
Më 16 prill 2010 Andrei Petrov në konferencën për shtyp ka akuzuar zëvendëskryeministrin e ri për Integrime Evropiane që ka mbushur sektorin e shëndetësisë me ushtarë partiak.
“Ministër Osmani një herë në karierën tuaj si ministër thuani diçka konkrete, diçka që nuk do të jetë premtim apo hudhja e mossukseit tënd në konton e tjeërkujt. Thuani se bankrotimi i Fondit shëndetësor do ta zgjidhni në logari të qytetarëve me kufizimin e të drejtës së tyre për zgjedhje të institucionit shëndetësor në të cilin duan që të mjekohen. Nga ana tjetër po mbushten shëndetësia publike me ushtarë partiak, të cilët nuk e kanë të qartë se çka duhet që të punojnë ama e zbrazin buxhetin e shëndetësisë pa nevojë, që ata të kenë para. Kurse klinika e Transfuziologjisë nuk ka faktorë për koagullimin e gjakut, me të cilën populsia me e ndjeshme është dërguar në rrezik për jetë,”, ka thënë atëherë Andrej Petrov në konferencën për shtyt të LSDM-së