Deponia e re në hyrje të Tetovës vazhdon të helmojë qytetarët, ndërsa nga Komuna vazhdojnë të heshtin edhe pasi TV SHENJA insiston dy ditë me radhë për të marrë qëndrim. Pas shqetësimit të dy ditëve më parë që e shfaqën nga organizata joqeveritare Eco Guerilla, gjendja në deponinë e krijuar në urën afër Monopolit mbetet e njëjtë. Qytetarët shprehen tepër të revoltuar dhe të pashpresë për përmirësimin e gjendjes ekologjike në qytet.
“Nuk mund të kalojshë prej erës, të mbyt era më keq për shëndetin nuk ka se ajo…”, tha një qytetarë.
“Vjenë erë shumë e keqe, ekologjikisht shumë e ndotur. Nuk është qyteti i patër, duhet më shumë higjienë. Kjo u kushton shumë qytetarëve, kancer dhe sëmundje të ndryshme”, ka deklaruar një qytetar.
“Shumë, pa koment”, tha shkurt një qytetare.
Qytetarët madje thonë se qyteti në përgjithsi është i papastër, ndërsa shqetësim për ta janë edhe qentë endacak.
“Nëse hyjmë në këto detaje jo vetëm tek ura, por në përgjithësi ka shumë pengesa dhe të meta, por nuk është në kompetenca tona, hymja e qytetit nuk ka pamje të mirë. Pluhuri shif se si është, ndotje e madhe, papastërtia është në kulm, kështu që shqetësimi i madh”,tha një qytetar.
Përderisa nga komuna e Tetovës po heshtin, qytetarët po ashtu shprehen të shqetësuar edhe nga rritja e sëmundjeve të kancerit në rajonin e Pollogut, por edhe e problemeve të tjera shëndetësore.
Ja se si deponia ilegale nuk pastrohet nga… by tvshenjaofficial