Çmimet në marketet e Maqedonisë prej sot janë më të larta. Pasi Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat anti-krizë, TVSH-ja për disa produkte bazë është kthyer në 18%, me çka kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Një kilogram miell, për të cilin qytetarët e RMV-së kanë paguar 35 denarë, sot kushton 60 denarë, ndërsa është shtrenjtuar edhe buka, e cila në disa markete shitet për 43 denarë. Çmimet e bukës janë rritur prej 6 deri 9 denarë. Gjthashtu është rritur çmimi i vajit, ndërsa në disa markete një litër vaj sot shitet 163 denarë.
Ndryshe, kufizimi i marzheve të shitjes me pakicë u kufizuan në 5 për qind për bukën, kripën, miellin, vajin e papërpunuar, qumështin, mishin e freskët dhe prodhimet e mishit. Vendimi hyri në fuqi më 1 mars 2022 dhe ka zgjatur deri dje, më 31 maj. Qëllimi ishte, siç shpjegoi atëherë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të kufizohej rritja e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm./Telegrafi/
Data 20.05.2025
Aktuale
- Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje
- BFI e Maqedonisë sivjet vjel nga haxhi 13.5 milion euro!
- Drejtori i NP. Higjiena Komunale, Sabahudin Rustemi ju përgjigjet akuzave të Visar Ganiut
- Kërkuan pamje filmike të numërimit të votave nga KQZ, zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët e PS: Të mos i hyhet asaj rruge! Humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak i humbjes edhe të fytyrës
- DAP fillon pagesën: 13 milionë euro për qytetarët nga skanimi i llogarive fiskale
- A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë
- Zgjedhjet e 11 Majit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale!
- Tak Fak hyn brenda Spitalit të Tropojës, nëndrejtori refuzon të flasë pa autorizim për mungesën e specialistëve! Mjekët: Operacione nuk kryejmë, rastet dërgohen në Kosovë