Qyteti i Tetovës me rrethinë është kapluuar nga rreshjet të dendura të borës sot pasdite, njofton TetovaSot.
Deri në këto momente bora ka arritur deri në 50 centimetra. Reshje të borës ka në pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe qendrore të Maqedonisë.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të dëborës nëpër rrugë pas ndërhyrjes së shërbimeve tona kujdestare.
Ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në drejtimet rrugore Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër përmes qafës malore Presekë, Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe Resnjë – Ohër përmes qafës malore Bukovë dhe Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavato ende janë në fuqi./TetovaSot/