Zëdhënëi i BDI-së, Bujar Osmani nëpërmes një postimi në facebook e ka cilësuar veprimin e Lëvizjes Besa, e cila ju drejtua kryeministrit Edi Rama me anë të një letre, të papjekur.
“Televizioni Ora Neës nga Tirana raportoi për Letrën publike që partia Lëvizja Besa i kishte dërguar kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Kjo thirrje e tyre publike që Tirana zyrtare të pranojë autorësinë e Deklaratës së Partive shqiptare parlamentare në Maqedoni i dha pretekst të fuqishëm z. Ivanov, z. Gruevski, por edhe forcave tjera në rajon veçanërisht në Serbi që të akuzojnë Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit fqinj, por edhe për t’i motivuar protestat kundër kësaj Deklarate dhe kundër formimit të Qeverisë se re. Tentimi i djeshëm i Lëvizjes Besa për t’u amnistuar nga kjo thirrje e papjekur, por pse jo ndoshta edhe e kalkuluar, nuk e zvogëlon dëmin e shkaktuar”, shkruan Osmani në facebook.